Dy shqiptarë janë burgosur dhe mund të përballen me dëbim nga Anglia, pasi u zbuluan që punonin në një fabrikë të madhe të kanabisit në Cambridgeshire.

Qemal Mustaf Kutona, 35 vjeç dhe Eluar Ismalaj 25 vjeç, u deklaruan fajtorë për prodhim të klasit B të drogës.

Mbi 130 bimë, me vlerë deri në 115,000 paund, u konfiskuan nga policia pasi ata u vunë në dijeni nga një fermer që mundi të nuhaste kanabisin.

Gjykata vendosi një dënim prej 12 muajsh burgim për 2 shqiptarët dhe paralajmëroi se pas vuajtjes së dënimit ata mund të dëbohen në vendlindje.