Punonjëset e një fasonerie kanë bllokuar mëngjesin e kësaj të mërkure rrugën në Xhafzotaj, në aksin Shijak-Durrës.
Edhe këto punonjëse ashtu si shumë të tjera në qytetin e Durrësit, kërkojnë pagën e luftës, pasi nuk e kanë përfituar deri më tani.
Ato kanë zgjedhur këtë formë proteste duke bllokuar rrugën, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë për të ndërhyrë në zhbllokimin e situatës. Ndërkohë radha e automjeteve dhe mjeteve të rënda që përshkojnë këtë aks është rënduar.
Protesta ka ndodhur konkretisht përballë fasonerisë së konfeksioneve ku ato punojnë, pranë servisit të BMW-së.
Problemet me pagën e luftës në fasoneritë e Durrësit janë të shumta. Prej ditësh punonjëse të firmave të ndryshme protestojnë pasi nuk e kanë marrë pagën e luftës të premtuar nga qeveria, megjithëse siç thonë ato janë përfituese.





