1 dhjetor 2015 – Jo vetëm që janë të sensibilizuara, por minimalisht një herë në vit, ato i drejtohen laboratorit mikrobiologjik në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës, për ekzaminim.
Burime zyrtare bëjnë me dije se në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Durrës, funksionon një laborator ku të gjithë ata që dëshirojnë mund të kryejnë analizat e HIV AIDS falas, nga personeli shëndetësor. Rregullisht janë 5 punonjëse seksi që ushtrojnë këtë aktivitet në Itali, të cilat kryejnë analizat në Durrës, sa herë që kthehen në shtëpinë e tyre.
“Këtu ka konfidencialitet të plotë, të gjithë ata që duan të kryejnë analizat e HIV AIDS, mund të drejtohen këtu për ekzaminim. Punonjëset e seksit të deklaruara jashtë, vijnë, por ato që ushtrojnë këtë profesion në Durrës, dhe që janë në numër të madh kanë ende problem mentaliteti. Ne u bëjmë thirrje të ekzaminohen dhe të parandalojnë sëmundjet seksuale të transmetueshme”, është apeli i mjekëve.
/K.H. portali DurresLajm/