Policia e Korçës ka vënë në pranga një 52-vjeçar, nën akuzën e “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Bëhet fjalë për Agron Shabanllarin, banues në fshatin Libonik, me detyrë drejtor i një rrobaqepësie në Libonik të Maliqit.
Ndërkohë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “ plagosje e rëndë nga pakujdesia” ndaj shtetasit A.N, 41 vjeç, banues në Korçë, me profesion shofer, pasi dje në ambientet e rrobaqepësisë, është goditur në kokë, nga koshi metalik i vinçit që komandohej nga 41-vjeçari një punëtor, shtetasi D.P, 37 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasi i dëmtuar D.P, aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.





