Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Qytetin Studenti, ku një punonës i Gardës tentoi të vriste veten me armë zjarri.
37-vjeçari me iniciale H. H., mësohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimi në banesë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.