Një punonjës i portit të Durrësit ka denoncuar pranë redaksisë së portalit DurrësLajm ndotjen mjedisore në portin më të madh në vend.

Denoncimin e tij ai e shoqëron edhe me foto ku duken pirgjet me mbetje urbane, të shkaktuara për shkak të fluksit të lartë të pasagjerëve dhe mjeteve që përpunohen në port dhe mostërheqjes së mbeturinave nga hapësirat portuale.

Denoncimi i punonjësit

“Pershendetje portali. jam nji punonjes ne portin e Durresit ekzaktesisht ne sheshin e kamioneve ku tani ne fluks mbipopullohet me turiste per te bere check in. Fotot me posht tregojn gjendjen e tmerrshme te ketij sheshi. Ka pothuajse 1 muaj qe kte shesh nuk e mer mundimin ta pastroj njeri duke marr parasysh se cdo person qe zbret ne kete port paguan afersisht 6 euro takse. Porti e mer kete nga bileta qe njerezit kan. Esht turp per nji port si ky i Durresit. Anonim ju lutem”, shkruan punonjësi i portit.