10 maj 2015 – Punonjësi i postës vjedh 11.3 milionë lekë të qytetarëve që i derdhnin në arkën e shtetit për dritat. Aranit Kojdheli, sipas prokurorisë së Vlorës ka vjedhur këtë shumë lekësh gjatë viteve 2009-2014. Veç faturave të dritave (10 milionë), 1.3 milionë kanë qenë të ardhurat e institucionit.

Hetimi për këtë shtetas ka filluar në dhjetor 2014, kur ai ishte paraqitur para oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke deklaruar vetëpërgjegjësi për vjedhjen e pagesave të kryera nga abonentë të ndryshëm për faturat e energjisë elektrike. Po ashtu, ndaj këtij shtetasi kanë bërë kallëzim shtetas të ndryshëm për faturat që i kanë paguar dhe u rezultojnë të papaguara, si edhe një kallëzim nga drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare, Vlorë. I pandehuri është hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”. Dosja i kaluar gjykatës së Vlorës.

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”