Policia ka arrestuar administratorin e një firme ndërtimi, pasi ditën e djeshme ka rënë nga kati i 5 i një pallati që po ndërtohej, një punonjës i cili ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi A.K., 27 vjeç, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A.K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A.M., 45 vjeç, banues në Shijak”, thotë policia.





