Një incident jashtëzakonisht i rëndë ndodhi në “Aurora Medical Center” në Wisconsin, Shtetet e Bashkuara, në 26 Dhjetor. Një punonjës i spitalit shkatërroi qëllimisht rreth 500 doza të vaksinës Moderna, me qëllim për të sabotuar fushatën lokale të vaksinimit. Punonjësi dyshohet se ka dëmtuar vaksinën duke lënë 57 shishe jashtë frigoriferit.

Siç dihet, vaksina humbet efektivitetin e saj në temperaturën e dhomës. Hetimi i Departamentit të Policisë Grafton konstatoi se çfarë ndodhi. Arsyet e këtij veprimi nuk janë zbuluar ende, ndërsa punonjësi u pushua nga puna menjëherë.