Inxhinieri i një miniere bakri është proceduar penalisht, për shkak të një incidenti të ndodhur në në fshatin Kimez të Pukës. 

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Policia e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë për shtetasin J. H., 57 vjeç, banues në Pukë, pasi gjatë punës në këtë minierë, është lënduar një punonjës. 

I plagosur lehtë ka mbetur 56-vjeçari me iniciale L. N., banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë.