Një punonjës padit në polici pronarin e një firme private në Durrës, pasi e akuzon se nuk i ka dhënë pagën e 3 muajve.
Bëhet fjalë për shtetasin B.Gj., 30 vjeç, banues në Durrës, pronar i një firme private.
Sipas njoftimit të policisë, një ditë më parë, policia e qytetit ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të biznesmenit.
Punonjësi me iniciale A.J. 33 vjeç, banues po në Durrës, e akuzon atë se nuk i ka dhënë pagën për tre muaj punë.
Kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.





