Një nga punonjësi e pikës së karburantit në Fllakë të Durrësit, e cila mëngjesin e sotëm ra pre e grabitjes ka dhënë detaje rreth ngjarjes.
Punonjësi i karburantit tha se autorët kishin marrë lekët e xhiros ditore.
“Më morën në telefon dhe më thanë; hajde pak tek pika se ka ndodhur një problem. Nga shtëpia, vijë me vrap këtu se isha dhe për tek pika tjetër. U futa tek pika, i rashë telefon menaxherit por e kishte të fikur. Erdha këtu dhe gjeta inspektorët e policisë dhe mora vesh për grabitjen. Nuk e di se sa lekë morën. Kamera ka, punojnë.”, tha ai.





