Një video-denoncim tregon nëpunësen e Qendrës Sanitare të Shëndetit Publik në Durrës, e cila sillet në një mënyrë mjaft arrogante me mësueset që shkojnë të kërkojnë të pajisen me librezat shëndetësore.
Në vetëm pak sekonda, në video mund të shihet mënyra se si sillet punonjësja ndaj mësueseve, të cilat thonë se u duhet të presin shumë për të marrë një librezë, pasi nëpunësja urdhëron dhe kolegen e saj që të punojë avash.
Mos u merr me të gjitha, se s’do rrimë gjithë ditën këtu”, janë fjalët e punonjëses – shton denoncuesja.
Përshëndetje Jeta Osh Qef, shikoni si sillet nëpunësja e Zyrës Shëndetësore me mësueset që kërkojnë të pajisen me librezat. Kjo është një video e shkurtër pasi më para ka pasur debat”, shkruan denoncuesja.
Dhe në fakt, duke që situata të ketë qenë mjaft e tensionuar më parë, aq sa qytetarja është detyruar të ndezë kamerën.
Mirëpo, kjo duket se nuk e ka penguar punonjësen të tregojë veten e saj. Ajo mbledh letrat dhe ua jep në dorë.
Ajo që të bën përshtypje është thirrja e dëshpëruar e një mësueseje e cila thotë:
"Aman moj se kam dy ditë që kam ardhur, kam dhe unë fëmijë në shtëpi” (shih këtu videon).