Jo vetëm fëmijët në kopshte, por edhe të moshuarit në azil shpesh bien pre e dhunës të ushtruar nga ata që supozohet se duhet të kujdesen për ta.
Një video shokuese e publikuar nga “JetaOshQef” tregon se në një azil privat për moshat e thyera që ndodhet në zonën e Kinostudios në Tiranë ushtrohet dhunë.
Sipas dëshmitarëve, raportohet se dikush nga stafi i azilit ka qenë duke rrahur një të moshuar të seksit mashkull për motive të panjohura.
Ato që të bëjnë përshtypje janë ulërimat e tij të përvuajtura që dëgjohen deri në rrugë dhe keqardhja e kalimtarëve të cilëve u rrëqethet mishi kur i dëgjojnë.