Sindikata e punonjësve të transportit hekurudhor ka nisur protestën para Ministrisë së Transporteve dhe Kryeministrisë. Osman Meta, kreu i Sindikatës së Hekurudhës, deklaroi se durimi u sos duke pritur që të ndryshojë gjendja në hekurudhë. E për këtë qëllim u janë drejtuar protestave në shesh.

Një peticion ku bëhet me dije situata e rëndë i është dërguar Ministrisë së linjës dhe Kryeministrisë. Sindikalistët durrsakë  janë bashkuar në hyrje të Tiranës te rrethrrotullimi “Shqiponja” dhe nga aty kanë ecur në këmbë drejt Ministrisë së Transporteve dhe më pas janë drejtuar para Kryeministrisë.

Ata në këtë protestë kërkojnë rritjen e pagës minimale dhe përmirësimin e pagave të tyre sipas kategorive si dhe hapjen e fronteve të punës për punonjësit, krahas rritjes së subvencioneve nga shteti për hekurudhën. Për këtë protestë kanë firmosur paraprakisht sindikalistët e të gjitha rajoneve hekurudhore të vendit.

Ndjekim videon.

K.H.