Punonjësit e Komunales në Durrës gjatë pastrimit, kanë zbuluar më shumë se 3 kg drogë.
Konstatimi i lëndës narkotike u bë ditën e mërkurë në lagjen nr.16, e cila ishte fshehur brenda një qeseje të zezë.
Punonjësi e shërbimit të Komunales kanë njoftuar menjëherë policinë dhe pas mbërritjes së uniformave blu në vendngjarje, e peshimit të lëndës narkotike, rezultoi se ishin 3 kg e 162 gr kanabis sativa.
Policia thotë se seksioni për narkotikët po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, neni 283/1 i Kodit Penal.





