·       Ndotet shpesh nga mbetje urbane që vijnë nga lumi i Ishmit dhe deti. Për transportin nga bregu te kamionçina doli e nevojshme të përdoreshin varka

DURRËS, 10 qershor 2015 –  Të martën, më 9 qershor 2015, punonjësit e drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare (DRKK) kanë shkuar në Kepin e Rodonit, njoftoi ky institucion. Për shkak të pozicionit gjeografik, ky territor ndotet shpesh nga mbetje urbane që vijnë nga lumi i Ishmit dhe deti, të cilat depozitohen në bregdetin e Kepit të Rodonit. Punonjësit e DRKK Durrës, me gjithë vështirësitë e terrenit të Kepit të Rodonit, realizuan një punë të shkëlqyer. Për transportin e mbetjeve nga bregu te kamionçina doli e nevojshme të përdoreshin varka, pasi rruga tokësore ishte e gjatë dhe e vështirë. Tashmë bregdeti pranë Kalasë së Skënderbeut është pastruar plotësisht, duke i kthyer këtij monumenti dhe gjithë natyrës përreth pamjen e denjë. Kepi i Rodonit është një pasuri e paçmuar natyrore dhe kulturore, zonë mjaft tërheqëse për turistë të huaj dhe vendas.

 

 

 

 

 

/red. kult. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/