Një punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve të Shkodrës ka humbur jetën pasi ra në një pusetë gjatë punës.

Viktima është shtetasi Klodos Çeliku 50 vjeç.

Sipas policisë, kanë qenë dy punonjës që ranë në pusetë, por fatkeqësisht humbi jetën 50-vjeçari, kurse tjetri është i plagosur. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.