Një punonjësi të Gardës së Republikës i kanë vjedhur në banesën e tij armën e shërbimit.

Ka qenë vetë punonjësi i Gardës Dh.P., i cili ka bërë kallëzimin në polici.

Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.