Një ditë pasi tre deputetë të parlamentit dolën pozitivë me Covid-19, seanca e sotme plenare është shoqëruar me masa të shtuara në sallë.

Deputeti Muslym Murrizi mori fjalën menjëherë pas kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe punonjësja e Kuvendit ka nxituar për të bërë dezinfektimin e foltores, veprim që deputeti i opozitës e shoqëroi me batutë.

“Taulanti ka qenë, ska gjë Taulanti se është nga fshati, s’ka gjë kur të flasin qytetarët hap sytë, se Taulanti është si Xhonsoni”, tha Murrizi.