Një punonjëse e bankës Heritage në Uruguaj akuzohet se në 10 vite ka tërhequr nga llogaritë e klientëve të bankës 3 milion dollarë, që i ka investuar në kompaninë e të shoqit.
Autoritetet kanë nisur hetimet ndaj punonjëses së bankës, së cilës i është ndaluar dalja jashtë vendit.
Sipas gazetës El Observador, punonjësja për të mos rënë në sy tërhiqte shuma të vogla dollarësh nga llogaritë e klientëve, kryesisht atyre nga Argjentina.
Mësohet se punonjësja e ka pranuar fajin dhe po bashkëpunon me autoritetet.
Vjedhja u konstatua në fund të vitit 2017, kur trashëgimtarët e një klienti të bankës konstatuan se llogaria bankare e të afërmit të tyre ishte boshatisur.





