Anxhela Beleti, punonjësja historike e lavanderisë së klubit të Bolonjës ka mbushur moshën e pensionit dhe që nga dita e sotme nuk do të jetë më në klubin ku ka punuar për 38 vite me radhë.
Ndaj klubi ka vendosur që ta festojë ashtu siç e meriton një njeri i cili i ka dhënë gjithçka klubit në fjalë, duke i organizuar një festë surprizë.Aty nuk ishin të pranishëm vetëm pjesëtarët e skuadrës dhe stafit, por edhe vetë presidenti Xhoi Saputo, i cili deshi të përshëndeste personalisht një nga nëpunëset më besnike të ngjyrave të Bolonjës, duke i premtuar se dyert e klubit ishin të hapura për të sa herë që të kishte nevojë.