Zvicër, 7 gusht 2014 – Një nëpunëse e Parlamentit të Konfederatës zvicerane, publikonte shpesh herë në profilin e saj Twitter, tani të fshira, selfie erotike të bëra në zyrën e saj. 

Përveç këtyre fotove hard, e reja tridhjetë vjeçare postonte dhe imazhe pornografike. Ajo ishte sekretare e shërbimeve parlamentare dhe është shkarkuar menjëherë nga puna. 

Pallati federal është simbol i politikës zvicerane dhe shumë rrallë ka pasur situata të tilla. Ajo që ka prishur rutinën ka qenë një sekretare, emri i së cilës nuk është bërë publik nga shtypi zviceran dhe që postonte rregullisht selfie erotike në zyrën e saj. 

Ajo kishte rreth 11 mijë fansa të pasionuar pas fotove te saj hot të dërguara nga Pallati Federal si dhe kishte në hapësirën e saj edhe materiale pornografike. 

Sekretaria në foto dukej në shoqërinë e një ose më shumë meshkujve si dhe shfaqej ne foto teksa përdorte sextoy të ndryshëm. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/