Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka fotografuar një shpend të rrallë shtegtues që vjen në vendin tonë, pupëzën.
Pupëza (Upupa epops) është një ndër shpendët më të bukur, shumëngjyrësh dhe me një kurorë të veçantë, i cili dallon nga shpendët e tjerë.
Ai është shpend verues në Shqipëri, i cili vjen në pranverë kryesisht gjatë muajit prill dhe largohet sërish drejt Afrikës, në muajt gusht-shtator.
Në Shqipëri, pupëza haset kryesisht në zonat bregdetare dhe në ato kodrinore.