Njësoj si Blendi Fevziu, edhe moderatori Sokol Balla ka zgjedhur që këto pushime t’i kalojë me fëmijët e tij. 

Në rrjetet e tij sociale, Balla ka publikuar disa foto me djalin dhe vajzën e tij nga pushimet në Mal të Zi.

Fillimisht Sokoli shihet duke bërë xhiro me motorr uji me djalin Kolin dhe më pas duke u hedhur me parashutë me vajzën, Belen.

Dy fëmijët e moderatorit vijnë nga martesa me ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Njësoj si Balla, edhe Blendi Fevziu ka vizituar vende të largëta së bashku me vajzën e tij, Mishele.