TIRANE, 4 gusht 2013 – Siç duket, gazetarët Andi Bushati dhe Blendi Fevziu nuk joshen më nga shezlongu, rëra, apo xhirot në këmbë përgjatë bregut. Ata preferojnë pushime më luksoze, larg zhurmës së plazhit dhe syve kureshtarë.
Kështu, djemtë i kanë kaluar ditët e nxehta në jaht, në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të mikut të tyre Arian Çani, i cili i publikoi këto foto në “Facebook”.
Nuk e dimë nëse të pranishme kanë qenë edhe gratë apo të dashurat respektive, sepse ato nuk shfaqen në foto. Por nëse “çunat” kanë udhëtuar vetëm, si i kanë kaluar orët? Të jenë relaksuar vallë duke bërë analizë politike…?





