Doni t’i kaloni pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Përmes një postimi në "Facebook", Ambasada Amerikane në Tiranë fton të gjithë të interesuarit për vizë turistike që mund të pyesin për të marrë çdo informacion dhe do të marrin çdo përgjigje.

"Po planifikoni të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara për pushime? Unë jam këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të keni rreth aplikimit për vizë turistike! #PyetAnen", thuhet në status.