Plazhi i Durrësit është zbrazur nga pushuesit pavarësisht se temperaturat i favorizojnë në maksimum banjot e diellit në zonën bregdetare. Si me gomë, nga deti e rëra janë fshirë gjurmët e pushuesve ndërsa ata që ndodhen në bregdet janë të paktë.
Ky sezon konsiderohet si një prej me të vështirët që prej vitit 1997. Numri i ulët i pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Adriatikut bëri me dhimbje koke të gjithë operatorët turistikë, pritshmëritë e të cilëve kanë qenë shumë ndryshe nga realiteti.
Durrësi ofron kushte shumë të mira për pushuesit edhe në muajt e parë të vjeshtës por me gushtin mbyllet edhe cikli i pushuesve.
Nëse flitet për pushime gjithë vjetore nga autoritetet, shembulli që Durrësi përcjell është një dështim total.
Plazhi është bosh, me fare pak njerëz që për hotelet, restorantet, kafenetë e gjithçka tjetër është koha që dyerve të hapura t’u vihet dryni.
K.H.





