Figura të njohura shqiptare kanë zgjedhur t’i largohen temperaturave të ulëta dhe shiut të këtij janari, për të shijuar rrezet e diellit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas konfirmimit të lajmit se kryeministri i vendit do ti kalonte pushimet në Miami, edhe bukuroshja Aurela Hoxha ka zgjedhur pikërisht këtë destinacion.
Me një foto provokuese, me trupin e saj ndjellës, Aurela, ka përshëndetur fansat në rrjetet sociale nga plazhi i Miami-t, në Florida, SHBA.
Me nëj kostum banjo të kuq me topa të bardhë, ajo ka pozuar nën hijen e një palme.
Ndërkohë kryetari i FSHF ka zgjedhur një destinacion po aq ekzotik për pushimet e tij dimërore. Nga rrjetet sociale është zbuluar se Armando Duka e ka kaluar Vitin e Ri në një nga resortet më të bukura të Oqeanit Indian, duke pirë lëng ekzotik.