Të shumtë janë pushuesit, që fundjavën e fundit të majit kanë zgjedhur ta kalojnë në bregdetin e Durrësit.

Plazhet e qytetit u “mbushën” me pushuesit besnikë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, turistët e huaj, por edhe me vizitorë nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Ndonëse sapo ka nisur, ky sezon i ri veror ka ardhur me probleme të vjetra.

Problematika më e madhe mbetet mungesa e hapësirave publike.

Ndërsa pushuesit, kryesisht ata nga Kosova, thonë se janë të kënaqur me çmimet e deritanishme, vendasit ngrenë shqetësimin e numrit të ulët të plazheve publike.

Ndiqni materialin e mëposhtëm për të mësuar çfarë thanë sot qytetarët për kamerën e “DurrësLajm”.