Pushimeve të Presidentit Ilir Meta me familjen, iu ka ardhur fundi!.
Kështu shkruan në Facebook Meta teksa poston disa foto gjatë pushimeve në Prevallë të Kosovës.
"Më në fund dy javë kaluan si dy ditë, jo vetëm falë bukurive befasuese të Prevallës dhe klimës që nuk e gjen dot diku tjetër, por edhe mikpritjes së veçantë të njerëzve e sidomos stafit të mrekullueshëm të Hotel Morea.", shkruan Kreu i Shtetit, i cili tashmë do t'i kthehet angazhimeve në Tiranë.





