Teuta ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe tashmë ka nisur që të mendojë për ndeshjen e radhës që do të luajë në kampionat, atë me Kukësin.
Fitorja me Tiranën u kushtoi shumë durrsakëve që humbën sulmuesin Lorenc Vila, që u detyra të dal nga fusha nga një dëmtim, duke qenë edhe heroi i asaj sfide, që përfundoi me fitoren e durrsakëve.
Por, kjo periudhë pezullimi e Superiores edhe për shkak të sfidave të Kombëtares sigurisht që u ka ardhur në ndihmë durrsakëve, që të rikuperojnë sulmuesin që ka treguar një formë mjaft të mirë sezonin e shkuar por edhe në këtë edicion.
Ai ka kaluar një fazë rikuperimi, ndërsa do të jetë gati për takimin kundër Kukësit. Mungesa e vetme do të jetë sërish Fabian Beqjan që vazhdon fazën e rikuperimit pas operacionit që bëri në pulpën e këmbës.





