"Pushka top djemtë e RENEA-s!!! Shkruante ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha në një postim në Facebook, në lidhje me ngjarjen në Bularat teksa përgëzonte forcat RENEA që kishin vrarë ekstremistin grek.
Ky postim duket se është parë nga mediat greke të cilat shkruajnë: “Ndërsa pala greke është ne pritje te sqarimit te rrethanave për vrasjen e 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas, kjo nuk ndodh në anën tjetër të kufirit. Pas kryeministrit Edi Rama i cili bëri një cicërimë provokuese, një gazetar shqiptar e tërhoqi edhe me shume litarin.”
Sot Hoxha në një tjetër postim në Facebook, shkruan se është kërcënuar, por nuk tërhiqet nga ato që kishte shkruar dje në lidhje me vrasjen e Kostanidin Kaçifas.
POSTIMI I PLOTË
Greket e verbuar nga nacionalizmi shovinist, “trimat” qe kane mbushur breket tè Agimit te Arte dhe fantazmat e Vorio-Epirit, po me cojne fjale:
“Tani e dime kush je, e dime ku je, te kemi me foto dhe video, etj, etj, etj”….
Po ua kursej qindra mesazhet ne greqisht, anglisht e shqipe me aksent grek, prej shovinistesh te cmendur qe me kane mbushur inbox tim…
στο καλο….
Nuk e harrojme 10 prillin e 1994, kur komando paramilitare e vrasesve te organizates terroriste antishqiptare MAVI, me emrin “Pirro i pare”, e perbere nga pjestare te forcave speciale greke dhe e armatosur deri ne dhembe, hyri ne brendesi te atdheut tone, ku pasi vrau krejt pabesisht oficerin drejtues Fatmir Shehu(baba i dy femijeve) dhe ushtarin e rojes Arsen Gjini(te dy deshmore te atdheut) mbajti per ore te tera peng nen grykat e armeve afro 130 ushtare shqiptare, te gjithe rekrute te rinj pa arme….





