Në kuadër të operacionit policor të koduar “Hill” ka rënë në pranga 61-vjeçari me iniciale N.D., banues në Vorë.
Policia njofton se gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pushkë, krehër dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.





