Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, pas kontrolleve që u ushtruan në banesën e tij, ku u gjetën armë e municione.

Në pranga ka rënë L.K. 57 vjeç banues në fshatin Muhurr të Dibrës. Uniformat blu gjetën në banesën e tij një pushkë dhe 79 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Ai u arrestua në flagrancë nën akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër  për veprime të mëtejshme procedurale.