SHBA, 5 maj 2014 – Një 35 vjeçare, drejtoreshë e shkollës Robert Wagner në Nju Jork, është pushuar nga puna, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me partnerë të ndryshëm gjatë kohës që ishte në shkollë.
Sipas medieve amerikane, Annie Seifullah Schmutz, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një roje, një mësues dhe prindin e një nxënësi. Provat e këtyre marrëdhënieve ndodhen në kompjuterin e saj të punës. Sipas të njëjtave burime, 35 vjeçarja përdorte zyrën e saj për këto takime.
Mes fotove janë gjetur edhe ato ku drejtoresha e shkollës shfaqej me të brendshme.
“Jemi të tronditur nga akuzat dhe e pushuam menjëherë nga puna”,- tha zëdhënësi i Departamentit të Arsimit Publik. 35 vjeçarja Seifullah ka abuzuar me postin dhe e ka përdorur këtë të fundit për të rritur numrin e partnerëve të saj seksualë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





