Kosovë, 15 mars 2014– Ka qenë pjesë e televizionit në disa spektakle në Kosovë Suzana Tahiri, modelja e njohur që ka shprehur ambiciet e saja për karriken e deputetes në Kuvendin e Kosovës. Pasi punoi për një kohë si praktikante në zyrën e Kryeministrit Thaçi, ambiciet e saj për këtë post, siç duket, po shuhen. Shkak janë bërë disa foto të nxehta, të cilat ishin shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe që kanë vënë në pikëpyetje kandidaturën e saj në listën e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen. Mediat në Kosovë kanë raportuar se Suzana është larguar nga zyra e Kryeministrit, edhe pse ajo është anëtare e forumit rinor të partisë që qeveris vendin, për shkak të këtyre fotove. Ndërkohë, si kundërpërgjigje e këtij vendimi, ajo në profilin e saj në “Facebook” ka postuar disa foto të tjera të nxehta, por tashmë profesionale.
Pushohet nga kryeministria pas publikimit të fotove të nxehta
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv
Kosova pajiset me armatim kundërtank nga Gjermania
Akti Normativ i fundvitit, Malaj: 18 milionë euro shtesë për barna në spitalet publike
Mbështetja e zonave malore në Shqipëri/ Bajram Begaj për sipërmarrësit e Pukës: Kanë depërtuar në tregje ndërkombëtare





