Edhe një muaj na ndan nga zgjedhjet, por Blendi Fevziun e kanë lëshuar nervat që tani.

Mbrëmë në emisionin e tij ai ka pasur një moment që ka habitur të gjithë shikuesit, ndërsa i ka klithur njërit prej të ftuarve, Artan Lames së Partisë Socialiste.

Ndërsa Lame po diskutonte me Sokol Olldashin, ministër i Transporteve, Fevziun e kanë lëshuar nervat dhe pasi përplasi shkopin e prezantuesit, iu drejtua Lames: 

“Pusho, pusho. Pusho ore të them. Mos lëviz fare. Mbylle gojën po të them. Merr vesh ti, apo jo? Ai s’të ndërhyri, ti mos i ndërhy. Ore, dëgjon ti apo jo, pushooooo. Kur të mbarojë z. Olldashi, fillo ti. Po pusho or të them. Po deshe merr edhe shkopin e dil aty bëj oponencë”