Strukturat e Policisë Durrës vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore, procedohen penalisht 2 shtetas. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasin I. H., 60 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.

Ai u konstatua se kishte hedhur një sasi inertesh në tokën e shtetasit A. K., duke shkaktuar ndotje të ajrit. 

Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi i kishte pushtuar truallin shtetasit A. I.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.