KORCE- Një shtëpi është përfshirë nga flakët, duke djegur pjesën më të madhe të saj. Shtëpia ndodhej në lagjen 13, Korçë.
Falë ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses është bërë e mundur shpëtimi i një të moshuari.
Todi Karamelo, 83 vjeç gjendej i vetëm në banesën e tij. Shtëpia u përfshi nga flakët e menjëhershme dhe ai mbeti i asfiksuar, por falë lajmërimit të fqinjëve, të cilët pikasën tymin që dilte nga shtëpia, u bë e mundur mbërritja në kohë e forcave zjarrfikëse.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrëfikëse, 83 vjeçari i shpëtoi fundit tragjik.





