Pushues ka, por nuk ka mot të mirë për plazh. Të shumtë janë personat që gjen përgjatë bregdetit të Durrësit, të cilët kishin zgjedhur për të pushuar këtë javë të dytë shtatori. Pushuesit kishin planifikuar pushimet në bregdet, por nuk kishin parë më herët shërbimin sinoptik.

Nga Kosova nga Maqedona, të huaj kryesisht italianë, të gjithë bëjnë shëtitje buzë detit, ndërsa presin të dalin rrezet e diellit. Për shak të punëve të ndryshme që kanë të gjithë ata që vendosën të pushojnë në këtë stinë janë përballur me reshje shiu. Një mjek nga Kosova së bashku me familjen e tij në plazhin e Durrësit thotë se nuk mund të mbyllte klinikën mjekësore gjatë verës dhe për këtë arsye vendosi të pushojë në shtator.

Një çift italian pasi pushoi në bregdetin e Jugut në Sarandë e Ksamil po qëndron në Durrës, për të vijuar më tej me vizitën turistike në Shkodër.

Të tjerë pushues qëndrojnë në breg me shpresë se dielli do të dalë.

 Prishja e motit, bëri që sezoni të mbyllej në mënyrë të rrufeshme, ndërsa në plazh edhe operatorët turistikë kanë nisur të largohen.  

Për më shumë ndiqni videon

K.H.