Një turist nga Kosova rreth 42 vjeç ka rrezikuar jetën sot në ujërat e bregdetit të Shëngjinit në zonën e Ranës së Hedhun.

42-vjeçari kishte shkuar në thellesi dhe është dashur ndihma e policisë me skaf për ta nxjerr në breg.

Pas nxjerres në breg është marrë menjëherë nga ambulanca dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës ku është nën kujdesin e mjekëve.

Rastet e pushuesve nga Kosova që rrezikojnë jetën në bregdetin e Shëngjinit kanë qenë të shumta këtë sezon turistik.