19korrik 2015 – Një pushues 54 vjeç pësoi dëmtime në qafë ditën e sotme, pasi u hodh nga një lartësi në det. Ngjarja ndodhi sot në mesditë në zonën bregdetare të Malit të Robit.
I lënduari u dërgua në spital, ku mësohet se ka fraktura në rruazat e qafës, por nuk ka rrezik për jetën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





