Fatmirësisht ka disa vite që është hequr moratoriumi i skafeve dhe njerëzit mund të lundrojnë të qetë me skafe, anije apo edhe me motorë uji e të vizitojnë brigjet tona, por njerëzit kurrë nuk do të mësojnë që edhe liria e ka një kufi.
Këtë e tregon më së miri videoja e mëposhtme, në të cilën duket hapur dhe fare qartë se si dy persona të hipur në një motor uji rrezikojnë jetën e një personi të tretë, i cili po noton në det. Çdo gjë ndodh para syve të pushuesve të tjerë dhe askush nuk reagon ndaj kësaj ngjarjeje. Mjafton vetëm një humbje e vogël e kontrollit dhe koka e personit që ndodhet në ujë fluturon. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës.





