David Beckham është kritikuar sërish ashpër nga fansat pasi publikoi një tjetër foto duke puthur në buzë vajzën e tij Harper, para një peme Krishtlindjesh.
Këtë veprim të ish-futbollistit, fansat e konsideruan të gabuar puthjen midis tyre. Në foto shihet Beckham dhe vajza e tij 7-vjeçare në një pistë patinazhi.
"Si mund të puthësh një vajzë të vogël në buzë,"-shkruajti një fans. Ndërsa të tjerë u shprehën: "Nuk është e drejtë. Jo në buzë por në faqe."





