Motra e Emina Çunmulajt, Pepi ka reaguar publikisht pas kritikave që vërshuan pasi publikoi në rrjetet sociale një foto të sajën ku shihej duke puthur një poster të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Bashkëngjitur me foton ajo shkruante: “E ardhmja është e ndritur”.

Pepi, e cila jeton prej kohësh në Beograd, ka dhënë shpjegimin e saj për foton e shumë kritikuar. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ajo ka sqaruar se postimi ishte me ironi dhe se është keqinterpretuar nga të gjithë.

Më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media që pa të drejtë kundershtojne motrën time Emina Cunmulaj e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët.Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër, unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet. Unë vij nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizoj një kriminel siç është Vuçiç”, shkruan në reagimin e saj Pepi.