Lulzim Basha, kryetari i opozitës ka prezantuar veten në një pikëpamje krejt ndryshe.
Nga studio e Rudian Magjistarit ai ka rrëfyer për raportin e tij me bashkëshorten.
'Aurela është mbështetja ime më e madhe, pa të unë nuk mund të isha ktu ku jam dhe ky që jam’.-u shperh Basha.
Ata janë martuar në vitin 2004 dhe tashmë kanë dy vajza.
Nga dasma e tyre është përfolur një puthje e gjatë dhe pasionante që shkëmbeu çifti pas shpalljes ‘burrë e grua’.
‘Nuk mbaj mend të ketë qenë kaq e gjatë, di vetëm se ajo ka qenë një ditë plot emocione dhe jo vetëm për ne po dhe prindërit tanë’-ka pohuar Basha duke lënë të kupohet se ai ka qenë një nga çastet më të bukura të jetës së tij.