Një foto e veçantë vjen nga Australia, shumë territore të të cilit janë mbuluar nga uji. Një çift, para se të bënte betimin në kishë ka realizuar një foto, ku në sfond duken tokat e pëmbytura.
Nusja dhe dhëndri u shpëtuan nga helikopteri për të shkuar në kohën e duhur në meshën në kishë, sepse ura që i çonte në qytetin Port Macquarie ishte mbuluar nga uji.
Shirat e vazhdueshëm kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati në Australi, një katastrofë shekullore për juglindjen e vendit, që solli evakuimin e mijëra vetëve.





