Prej shumë kohësh nuk kishim parë një foto të të dyve bashkë, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, megjithëse ata shkojnë anembanë botës, por tregohen të rezervuar, duke shpërndarë secili foto vetjake.

Mirëpo ka qenë Visi ai i cili, nga pasqyra e një ashensori, ka shkrepur një foto mjaft romantike.

Ai ka publikuar në SnapChat foton ku duket teksa qëndron i përqafuar me Lorin.

Kjo e fundit e puth në faqe, ndërsa fytyrat janë disi të fshehura nga objektivi.