Pas takimit që pati me të motrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, Bardhi është shprehur këmbëngulës në lidhje me raportin që ka krijuar me Sarën.

Teksa të dy ishin të shtrirë në krevat, këngëtari i tregon asaj se edhe nëse e motra e tij mbrëmë do i thoshte që ‘mos u merr me Sarën’, ai nuk do ta dëgjonte dhe do të vazhdonte marrëdhënien me të.

“Edhe nëse do më kishte thënë motra “jo, ajo goca jo”, prapë do kishim vazhduar dhe do ja kishim dëshmuar jashtë. Unë të njoh, jashtë e di që jemi nën monitorim 24 orë, krejt i shohin, por unë e ndjej, ja bëra me dije dhe Meritonit”, shprehet këngëtari.

Ndërkohë kujtojmë se motra e Bardhit nuk e takoi Sarën, por tha se ajo dhe familja e saj mbështet çdo vendim të tij.

Nga ana tjetër, e motra e këshilloi këngëtarin që të luante dhe të fliste më shumë.

Gjatë një bisede me Ilnisën mëngjesin e sotëm, Sara u shpreh se nuk u mërzit që motra e Bardhit nuk e takoi pasi e priste një gjë të tillë. Sara shtoi se mund t’a nuhasë se si ajo duket jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.